Përfshihet nga flakët furgoni në aksin Korçë-Maliq, ja çfarë dyshohet

Është përfshirë nga flakët rreth orës 14:42 ditën e sotme në aksin “Korçë-Maliq” një furgon tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. B., i cili ishte i parkuar në anë të rrugës. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Bulgarec.

Si pasojë e zjarrit, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Shtuar 30.03.2024 16:11