Përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës janë bërë bashkë në Uashington gjatë ditës së sotme.
Ambasda e SHBA-ve në Tiranë ka ndarë fotografi nga takimi, ku duhet se të pranishëm janë nga PS Damian Gjiknuri, Pandeli Majko dhe Blerina Gjylameti, ndërsa nga opozita Gazment Bardhi dhe Dhurata Çupi.
Pjesë e takimit ka qenë edhe ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati. Po ashtu në shkrimin krahas fotografisë të shpërndarë në rrjetin social “X”, Ambasada shkruan se populli shqiptar meriton të shohë një demokraci të fortë e të shëndetshme.
Njoftimi i Ambasadës:
Kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur në çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit.