Patos/ Ra në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari

Një 60-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij në Patosi

Policia e Fierit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në fshatin Banaj të Patosit.

Për fat të keq, 60-vjeçari është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Fierit.

Njoftimi Policisë

Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

/vizionplus.tv/


Shtuar 30.05.2024 19:44

Tags: