Pas Londrës, kryeministri Rama shtyn edhe takimin me emigrantët në Gjermani. Ja arsyeja

Pas Londrës, kryeministri Edi Rama ka shtyrë edhe takimin që kishte parashikuar me emigrantët  në Dyseldorf  në Gjermani.

Ky takim ishte parashikuar për në datën 16 qershor, ndërsa raportohet se shkak i shtyrjes janë zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

Mësohet se ky takim pritet të zhvillohet në muajin shtator.

Më herët u raportua se kryeministri anuloi dhe takimin me diasporën në Britaninë e Madhe, që mesa duket do të zhvillohet pas zgjedhjeve të parakohshme atje, që do të mbahen më 4 korrik.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me diasporën shqiptare.

Kreu i qeverisë e nisi më 12 maj në Athinë takimet me emigrantët shqiptarë.

Më 26 maj, Rama u takua me bashkatdhetarët në Itali, në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’ afër qytetit të Milanos.


Shtuar 31.05.2024 19:52