Pas disfatës në zgjedhje, Agron Gjekmarkaj dorëhiqet nga të gjitha funksionet në PD

Pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në 6 bashki, Agron Gjekmarkaj kanë dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike, nga ai i nënkryetarit të PD-së dhe nënkryetarit të Kuvendit.

”Do te mbetem deputet i thjeshte”, ka thënë ai.

Kujtjmë se më herë në mbledhje, Gjekmarkaj ka kërkuar të ngrihet një komision që ta çojë PD drejt zgjedhjeve të brendshme.

“Te ngrihet nje komision qe ta çoje PD ne zgjedhje”, ka thënë ai.

Jo vetëm Gjekmarkaj, por kanë qenë një numër deputetësh që i kanë kërkuar Bashës zgjedhje të reja brenda PD.

PD ka dalë forcë e tretë në këto zgjedhje, e kryesuar nga PS dhe “Shtëpia e Lirisë”.


Shtuar 7.03.2022 21:24