Kryeministri Edi Rama të enjten do të zhvillojë një vizitë në Londër, ku do të takohet me kryeministrin britnik, Rishi Sunak.
Krimi dhe emigracioni janë dy çështjet që do të diskutohen nga dy krerët e qeverive, sipas TCH.
Kujtojmë se në fund të vitit që lamë pas Rama dhe Sunak ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në tri fusha me interes të përbashkët.
Në një komunikatë të përbashkët u theksua se bashkëpunimi do të fokusohet në çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, ku do t’i jepet vëmendje e posaçme luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm; rritjes ekonomike dhe investimeve, rinisë dhe arsimit.
Pas situatës së emigracionit të paligjshëm drejt Britanisë, dy qeveritë ranë dakord të ngrenë një Grup të Përbashkët Pune, Home Office me ekip ekspertësh. Momentalisht kryeministri Rama ndodhet në Athinë, pasi hapi ekspozitën me veprat e tij të artit./Albeu.com/