Parashikimi i motit për datën 11 shkurt 2023

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.

Për sot, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

Për ditën e Diel moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura kryesisht në pjesën e parë të ditës deri në orët e pasdites. Më pas mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

Sa i përket fushës termike pritet rritje graduale në të dyja vlerat por më e ndjeshmje rritja pritet të jetë në vlerat e mesditës.

/Albeu.com/


Shtuar 11.02.2023 07:29