Ori Nebiaj dhe Petrit Doda kanë marrë zyrtarisht ditën e sotme mandatin e daputetit.
Kështu ata janë bërë pjesë e Kuvendit duke plotësuar vendet bosh të lëna nga Grida Duma dhe Alfred Rushaj.
“Mbledhja shqyrtoi vendimin nr. 211, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëmërore të Koalicionit “Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim” , qarku Tiranë, z. Petrit Dine Doda, si edhe vendimin nr. 212, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëmërore të Koalicionit “Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, qarku Tiranë, znj.Orjela Luftar Nebijaj”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Kujtojmë që Ori Nebiaj vjen nga një karrierë e gjatë në televizon, ku së fundmi ishte moderatore e emisionit “Përputhen”.
Nebiaj në daljet e saj të fundit në televizion shpesh shprehej e pasigurtë për vedimin që duhet të merrte, por në fund zgjodhi që ta pranonte mandatin.
Petrit Doda në krahun tjetër është i arsimuar për ekonomi dhe biznes, e është pranor i minierave të kromit në Tërnovë, Bulqizë, si dhe pronar hidrocentrali në Kukës./albeu.com