Rezultate të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Organizonin lojëra fati, me celularë, kapen në flagrancë dhe procedohen penalisht 3 shtetas.
Komisariati i Policisë Lushnjë, si rezulat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka goditur një rast të kësaj veprimtarie, në një lokal në lagjen “Loni Dhamo”. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: 61 vjeç dhe 39 vjeç,(kamarier i lokalit), të dy banues në Lushnjë, si dhe për pronarin e lokalit, shtetasin 46 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.