Emri/ Vidhte portofola dhe celularë në stacionet e autobusëve, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë

Në kuadër të operacionit “Stacioni”, policia e Tiranës, ka vënë në pranga 41-vjeçarin Abdyl Peqini, pasi akuzohet për vjedhje. Mësohet se 41-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje, vidhte nëpër stacionet e autobusëve të kryeqytetit dhe rrugëkalimet e këmbësorëve.

Sipas policisë, 41-vjeçari u vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët dhe portofolat e tyre.

Të lidhura

None found

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol.

Komisariati i Policisë Nr. 3, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”.

Vidhte portofola/kuleta dhe celularë, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari Abdyl Peqini, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Dokumentohen 4 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga ky shtetas, gjatë ditëve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së portofolave dhe celularëve të tyre, në disa stacione autobusi, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stacioni”.

Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi Abdyl Peqini ., 41-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 41-vjeçari iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët dhe portofolat/kuletat, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişUltrabetonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet