Operacion për ndalimin e personave me rrezikshmëri, policia arreston 25-vjeçarin në Vlorë

Mbrëmjen e sotme një aksion policor është zhvilluar në qytetin e Vlorës. Forcat Operacionale dhe Shqiponjat në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, kanë zhvilluar një operacion për ndalimin e personave me rrezikshmëri.

Si rezultat në pranga është vënë një 25-vjeçar, pasi mbante armë pa leje. Aksioni është zhvilluar në disa pika të qytetit ku policia ka patur informacion për vendndodhjen e këtyre personave.


Shtuar 27.05.2024 21:51

Tags: