Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka postuar në rrjetin social “Facebook” pamje nga Zyra e Transportit Rrugor në Lushnje, duke treguar dallimin mes asaj që ishte në të shkuarën dhe asaj që është bërë sot.
Padyshim që nuk munguan komentet pozitive, por edhe ata kritike që nxjerrin në pah disa të vërteta të hidhura dhe që kryeministri nuk heziton t’i kthejë përgjigje për ta kundërshtuar.
Një nga komentet më epike ishte: “Zyra ke ba marshalla. Po si do ja bosh me ata që do punojn aty? Më shumë se gjysa me diploma Kristali. O punto nero (o pikë e zezë) O punto nero (o pikë e zezë)!
Përgjigja e Kryeministrit: “Mbi cilin informacion bazohet kjo “gjysa? Ndërkohe shërbimet e transportit rrugor shqiptar kaluan sproven ekalimit në sitën e inspektorëve gjermane te ministrise federale te trasportit, ti cilët raportuan ne qeverine e tyre se Shqiperia e ploteson garancite e patentave te saj, gje qe as mund te imagjinohej disa vite me pare kur ky vend ishte komplet punto nero (pikë e zezë) ne këtë drejtim e jo vetëm! Prandaj pak me shumë respekt dhe pak me pak helm”.
Si gjithmonë më shumë vëmendje merr përgjigja sesa komenti i qytetarit. /albeu.com