shqiperi

O biznesmenë që shëtitët botën e prapë nuk mësuat asgjë, sa larg një fshati si Parga e latë turizmin në Shqipëri

Nga Beti Njuma

Thashë të bëhem pozitiviste e ta qëndis një status për Vlorën e bukur. Pastaj kalova te Lungomare dhe u bëra pishman. Lokalet përgjatë rrugës, në një garë të çmendur me volumin e tallavasë të çojnë në depresion.

Të lidhura

None found

Ndotja akustike është e padurueshme dhe shndërrohet në një beteje cingërritëse notash që përplaset nga kafeneja në kafene. Nuk pi dot diçka e nuk shkëmben dot dy fjalë pushuesi i gjorë se zhurma të buçet nga të katër anët sipas oreksit të pronarëve që kujtojnë se sa më lart ta ngresh (volumin) aq më shumë klientë mbledh. Krejt e kundërta o biznesmenë që shëtitët botën e prapë nuk mësuat asgjë!

Pastaj m’u kujtua fundjava në Pargën e mrekullueshme, një copëz e Shqipërisë së dikurshme dhe thashë kot që harxhoj frymë. Parga është veç një fshat, nuk është betonizuar vend e pa vend, nuk ka ndërtime kaotike, e as janë hedhur miliona euro.

Aty janë ruajtur shtëpitë e vjetra karakteristike që i japin identitet zonës. Nuk ka asnjë zhurmë shqetësuese përveç zhaurimës së detit dhe një muzike të lehtë në sfond. Plazhet e Pargës nuk kanë ndotje nga ujërat e zeza, asnjë mbeturinë në rrugë, madje habitesh sesi as koshat e mbeturinave nuk vijnë asnjë aromë të pakëndshme.

Për “dreq” as miza e mushkonja! Parga nuk ka struktura gjigante apo resorte oligarkësh sepse turizmi bazohet tek hotelet e vogla, apartamentet apo shtëpitë pritëse të vendasve që gjithsesi përballojnë një fluks të madh turistik. Hotelet atje nuk ofrojnë luksin e disa simotrave të Jugut shqiptar por janë të pastra, të thjeshta, të mobiluara bukur e ngrohtë me ngjyra deti.

Parga ka rrugicat e bukura tregtare, me restorante e bare fantastike, me dhjetra dyqane me prodhime artizanale e produkte të zonës që të kënaqin sytë e të bëjnë të harxhosh para me pahir. Janë prodhime vendase të ekspozuara me shije jo kinezërira si ato që shiten në tezgat tona buzë detit me tryeza plastike.

Në Parga nuk vriten njerëz për shezlonë dhe as të zbon njeri nga plazhi. Edhe nëse nuk merr çadrën që kushton 7, 10 e deri 15 euro ka shumë hapësira bosh sepse atje nuk ka të fortë dhe pareli që zaptojnë gjithçka. Aty është i pari, ligji dhe klienti.

Pra këto mendova teksa desha të them dy fjalë për Vlorën që e dua shumë! Por më kuptoni që nuk mundem. Sa më shumë ta gënjejmë veten me patriotizmat false, aq më primitiv do të vijojë të mbetet turizmi në Shqipëri. Në çdo cep të saj!

të fundit

Raufi: Mihailova e kaloi kufirin pa autorizimin e gjykatës

Iva Mihailova, banore e Koçanit me identitet bullgar, e cila gjykohet për një aksident trafiku me një viktimë, kaloi kufirin…

22 seconds ago

Iva Mihailova tashmë në Bullgari: Për shkak të prejardhjes sime bullgare u shtypa në Maqedoninë e Veriut

Iva Mihailova nga Koçani, e cila akuzohet në procedurat gjyqësore për një aksident trafiku me fatalitet, është tashmë në Bullgari.Lajmi…

47 seconds ago

Punishment without a law, as under communism/ PS seeks 60-day suspension of Bardhi and Balliu! Debates in the Ethics Secretariat revealed

Deputetët e PD-së në Sekretariatin e Etikës, i cilësojnë të pabazuara kërkesat e socialistëve për masa disiplinore ndaj Gazment Bardhit…

2 minutes ago

Elvana Shala merr pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit në Romë, kërkon bashkëpunime ndërkombëtare për Kosovën

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC do të diskutojë për investimet në bujqësi, zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen…

3 minutes ago

Dopieta e Rey Manajt siguron vend në formacionin ideal të javës në Turqi

Rey ManajRey Manaj e çoi në 8-të kuotën e golave këtë sezon në Ligën e Parë turke [...]Read More...

6 minutes ago

Ish-ylli i Arsenalit ndikon Sakan: Nuk është më ai që ishte

Legjenda e Arsenalit, David O’Leary, ka kritikuar Bukayo Sakan, duke pretenduar se ylli anglez nuk është më në nivelin e…

12 minutes ago