Iva Mihailova, banore e Koçanit dhe e akuzuar në proceset gjyqësore për një aksident rrugor me viktimë mortale, ndodhet tashmë në territorin bullgar.
None found
Këtë mëngjes televizioni bullgar “BTV” lajmëroi se Mihailova e ka kaluar kufirin Maqedoni-Bullgari, e shoqëruar nga avokati bullgar Nikolay Dimitrov. Sipas deklaratës së saj për median, arsyeja e kthimit ishte përkeqësimi i gjendjes shëndetësore.
“Kalavëm kufirin bashkë me avokatin tim. Për shkak se shëndeti im ishte përkeqësuar, ai më mori dhe u kthyem në Bullgari pa asnjë vështirësi. Në kufi tregova kartën e identitetit të Maqedonisë së Veriut. Këtu ndihem e sigurt. Në Maqedoninë e Veriut u shtypja për shkak të origjinës sime bullgare, dhe kjo ishte një nga arsyet pse ma ngritën akuzën”, deklaroi Mihailova për “BTV”.
Duke u pyetur nëse planifikon të kthehet në Maqedoninë e Veriut për seancën gjyqësore, e cila është caktuar për 9 nëntor, ajo u shpreh:
“Procesi do të vazhdojë pa mua ose me mua. Do të shohim si do të zhvillohet”.
Ndërsa, avokati Nikolay Dimitrov, i pyetur nga BTV, refuzoi të zbulojë cilin vendkalim kufitar përdorën, duke argumentuar se nuk dëshironte t’i vinte në pozitë të vështirë ata njerëz të cilët beson se i ka ndihmuar.
“Gjendja është e papranueshme dhe e kemi marrë fatin në duart tona”, përfundoi avokati Dimitrov./Telegrafi/
Një i moshuar, i veshur me kostum tradicional, i është bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Në një prononcim për…
Në javën e 14-të të Ligës së Parë turke, Sivasspor nuk mori dot pikë në transfertë ndaj Vanspor FK, e…
Një djalë i mitur është bërë pjesë e protestës kombëtare studentore që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, ku studentëve…
Feronikeli ’74 ka fituar ndaj Ballkanit me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të katërt të “Swiss Medical School”, të mbajtur…
Ditën e sotme, studentët kanë nisur protestën e radhës kombëtare përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Pas më shumë se…