Të ngjitesh në Everest nuk është vetëm pasion, kërkon shumë para. Gazetarja Beti Njuma e cila arriti ta përjetonte një përvojë të tillë pak muaj më parë. Ajo ka rrëfyer në emisionin “Part Time” në Tv Klan se të ngjisësh Everestin kushton rreth 45-50 mijë euro.
“E kam thënë dhe do ta përsëris, është sfidë me veten, është sfidë me aftësitë dhe me mundësitë e tua. Ti kërkon të arrish aty ku të tjerët nuk munden dot. Një kënaqësi e paparë, mjafton ta provoni njëherë. Gjëja që nuk besoja se do ta bëja dot ishte ngjitja në Everest deri në kampin bazë ku shkova tani dhe në momentin që arrita atje, në 5 364 metra, kur shikoja diku Everesin që ishte i fshehur pas majave aty, thosha: Po tani a do të mundem?”, ka rrëfyer gazetarja.
None found
Pyetjes se a do të ringjitej Beti iu përgjigj qartë.
“Deri në kampin bazë jo. Është një eksperiencë që e kam bërë. Do të ishte një sfidë shumë e madhe me veten ngjitja në Everest, por kërkon disa gjëra specifike, kërkon një shumë të madhe parash. Duhen të paktën 45-50 mijë euro për të ngjitur Everestin. Duhet të paguash për hyrjen në Parkun Kombëtar të Sagarmathas, pastaj duhet minimalisht 40 ditë për klimatizimin, për veshjet e veçanta. Është një hobi që kushton shumë”, ka thënë ajo.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, paralajmëroi se Paketa Fiskale 2027 e prezantuar nga qeveria do të shtojë kostot për…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ndërpreu për pak çaste fjalimin e tij elektoral në Daytona Beach të Floridës, pasi pati vështirësi…
Christa Pike, e dënuara me vdekje në shtetin e Tennessee-t në SHBA, ka folur për herë të parë pas tentativës…
Një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas disa të shtënave me armë në një qendër tregtare…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 5.56 tonë misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar…
Personat e angazhuar me kontrata të përkohshme në një pjesë të sektorit publik mund të fitojnë statusin e të punësuarve…