Gazetarja e njohur Beti Njuma, ka reaguar në lidhje me fitoren e Sara Hoxhës në Dancing with the stars.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se Sara Hoxha ishte mirë, por që Elhaida ishte e shkëlqyer. Gazetarja madje thotë se ky ishte rezultati kur vendimi i lihet publikut.
None found
“Sara e mirë por Elhaida e shkëlqyer! Përfundimi: publikut nuk i duhet lënë më në dorë vendimmarrja. Me tifozllikun e verbër televotuesit, që duhet të kenë qenë të shumtë edhe nga Kosova (a thua se kjo ishte një garë patriotizmi) i hoqën nga duart kupën një artisteje të kompletuar si Elhaida Dani që e meritonte trofeun e Dancing ëith the stars. Ajo shkëlqeu që në fillim dhe e ruajti ritmin në mënyrë konstante, javë pas jave. Mori çdo javë votat maksimale të jurisë. Pavarësisht padrejtësisë, Elhaida për mua është fituesja morale ndonëse garën tek ne nuk e fiton më i miri!” shkruan Njuma në postimin e saj.
Pak minuta pasi postoi letrën drejtuar Drejtueses së PS për Qarkun e Fierit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar…
Lista Studentore paralajmëron se do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit. Prishtina, ndërkohë, thotë se…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Kuvend është prezantuar projektplani i punës për…
Një 60-vjeçar është dënuar me 10 vite burg në Milano të Italisë, pasi goditi me thikë në shpinë një grua…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar 28-vjeçar i ka dhënë fund jetës, në një kamp…
Instituti Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka publikuar një pasqyrë statistikore të përbërjes gjinore dhe etnike…