Nuk ka surpriza, Bujar Spahiu rizgjidhet në krye të KMSH

Janë mbajtur ditën e sotme zgjedhjet për kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ku me një diference shumë të thellë votash, fitues u shpall sërish Kryetari aktual i KMSH, zoti Bujar Spahiu.

Për këtë post kishtin hedhur kandidaturen edhe 2 te tjerë, Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit si dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit.

Bujar Spahiu mori 82 vota, Eduard Shefki 4 vota dhe Emirjon Vathaj po ashtu 4 vota. Kishte dhe 4 absenim.

Zoti Spahiu e ka mbajtur denjësisht këtë pozicion që prej vitin 2019 dhe fale zgjedhjeve të sotme , ai do vazhdoje të mbaj postin e kryetarit të një prej komuniteteve më të rëndesishme në vendin tonë edhe per 5 vite të tjera.


Shtuar 2.03.2024 13:31