Nora Istrefi “nxeh” vjeshtën dhe paralajmëron rikthimin: Më shpejt nga sa mendoni! (FOTO LAJM)

Këngëtarja Nora Istrefi është duke finalizuar një projekt të ri muzikor.

Ajo ka treguar se ky projekt do të publikohet shumë shpejt.

Në Instagram, këngëtarja ka postuar disa fotografi në të cilat shfaqet në një kostum ngjyrë vjollce që ia vinte në pah linjat e formësuara të trupit.

“Aman mos ma përmend sa më don , aman…më shpejt se sa mendoni, Ciao”, ka shkruar Nora krahas fotografive.

Kujtojmë se “Mama Mia” është projekti i fundit muzikor nga Nora. Në këtë projekt ajo erdhi në bashkëpunim me Shkurte Gashin dhe Bardhin.