Mbrëmjen e kaluar kompania “Nova Construction” nisi prishjen e sheshit mbrapa TOB, për të nisur punimet për ndërtimin e “Përbindëshit”, i cili shkaktoi “tërmet” në politikë, pas zërave se ndërtuesit e vërtetë të lullës do të jenë politikanët nga të gjithë krahët dhe jo ata që figurojnë me letra.
“Lëvizja Bashkë” e cila ishte një ndër të parat këtë aferë në mes të Tiranës, madje edhe protestoi për disa ditë në vendin e “krimit”, ka publikuar pamjet nga prishja e sheshit pas TOB.
Në reagimin e saj “Lëvizja Bashkë” thekson se kulla është simboli i qartë i krimit dhe korrupsionit 33-vjeçar të gjithë politikës në këtë vend.
Siaps kësaj lëvizjeje shpëtimi i sheshit ëhstë ende i mundur, dhe për këtë do të kërkohet ndihma e gjithë qytetarëve shqiptarë për të protestuar sa më fort.
Postimi:
BARBARËT KANË NISUR PRISHJEN E PARKUT
Mbrëmë fadromat e kompanisë Nova Construction kanë nisur prishjen e parkut pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Fill pas hakërrimit të Ramës, që i dilte për zot krimit ndaj qytetit, nisi prerja e pemëve dhe përgatitja e truallit për të ngritur përbindëshin më të lartë në qendër të Tiranës.
Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se pas këtij uzurpimi dhe shkatërrimi është i përfshirë krejt sistemi i vjetër politik. Në radhë të parë Edi Rama dhe Erion Veliaj, bashkautorë të sa e sa krimeve ndaj qytetit. Më tutje Sali Berisha e Ilir Meta, dordolecë politikë pa zë e pa karakter, të blerë nga Rama dhe okigarkët që e rrethojnë.
Mbrojtja e parkut është ende e mundur. Lëvizja BASHKË do të vazhdojë ta ngrejë zërin e protestës dhe do të thërrasë në krah të saj të gjithë qytetarët, jeta e të cilëve po bëhet e padurueshme nga zaptimi i hapësirës publike, zhdukja e parqeve, ndotja e ajrit, kapja e shtetit dhe kriminalizimi i ekonomisë.
Në Shqipëri nuk mund të ketë vend edhe për qytetarët, edhe për krimin e organizuar. O do të fitojmë ne dhe krimi do të kthehet në gjirize, o do të fitojnë ata dhe ne do të marrim gomonet.
Rrugë tjetër s’ka!