I sapofutur në fushën e lojës, këtë pjesë të dytë Mirlind Daku shënon golin e dytë për Shqipërinë, ndaj Polonisë në minutën e 60’ të lojës.
Daku ka festuar golin duke hequr bluzen dhe vëmendjen e merr tatuazhi i tij.
Mirlind Daku ka gdhendur në trup fjalën “Katana”, nick name i komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani./albeu.com/
Beteja e Koshares njihet edhe si beteja ku u thye kufiri. Në shenjë simbolike, Ushtarët e UÇK rrëzojnë gurin e Kufirit që ndante Kosovën me Shqipërinë.
Beteja e Koshares është një ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të Luftës së Kosovës. Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit Kosovë-Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke i detyruar ushtarët serbë të largohen nga kufiri dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë.