Në pushime luksoze me familjen, Majlinda Bregun e “zë halli” me të bijën (FOTO LAJM)

Koordinatorja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu ka nisur pushimet me familjen. Bregu dhe familja e saj po shijojnë pushimet larg punës dhe po kalojnë më shumë kohë me njëri tjetrin.

Mirëpo kur je me pushime nuk ka si të mungojë dhe fotot e bukura, për të “gdhendur” në këtë mënyrë edhe kujtimet. Bregu me anë të një postimi në rrjetet sociale na tregon se e ka zënë “halli” me të bijën, e cila si duket i kërkon vazhdimisht që ti foto.

“Jam me pushime nga puna, por nuk ka pushime si mama”, shkruan Majlinda me postimin e saj, ku shihet teksa fotografon të bijën, Kejdën.


Shtuar 16.08.2021 10:35