shqiperi

Mori peng të dashurën për një javë dhe e dhunoi me sende të forta, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një 31-vjeçar i hoqi lirinë për një javë bashkëjetueses së tij dhe e dhunoi me sende të forta.

Polica bën me dije se ka vënë në pranga 31-vjeçarin Gleard Gusholli, dhe 4 persona të tjerë, të cilët nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Të lidhura

None found

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Gushollit policia gjeti dhe sekuestroi  mjete për konsumimin e lëndëve narkotike dhe lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Uniformat blu pas  informacioneve të siguruara për një shtetas që po mbante me forcë bashkëjetuesen e tij, në banesë, në rrugën “Frosina Plaku”, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Locked”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Gleard  Gusholli, 31 vjeç, Besmir Nurçellari, 36 vjeç, Arjan Sheta, 41 vjeç, Bledi Kateshi, 27 vjeç, Erlind Kateshi, 42 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Gleard  Gusholli i ka hequr lirinë për një javë, bashkëjetueses së tij, të cilën e ka dhunuar vazhdimisht, me sende të forta, në banesë, në rrugën “Frosina Plaku”.

Shtetasit Besmir Nurçellari dhe Arjan Sheta, nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat, ndërsa shtetasit Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi,, (vëllezër), kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren.

28-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/

të fundit

Meta do të lajmërojë prindërit kur adoleshentët flasin për vetëvrasje ose vetëlëndim me Meta AI

Prindërve të adoleshentëve që përdorin shërbimin e bisedës me inteligjencë artificiale (AI) të Facebook ose Instagram do t’u dërgohen njoftime…

5 minutes ago

Serie A zyrtarizon rishikimet e VAR-it dhe arbitrazhit për edicionin 2026/27, mes tyre një rregull i debatueshëm që UEFA e ka refuzuar

Federata Italiane e Gjyqtarëve (AIA) ka konfirmuar ndryshimet në interpretimin e rregullave për sezonin e ardhshëm të Serie A 2026/27.…

8 minutes ago

Journalist and Former SCPC Deputy Chair Nuri Bajrami Dies at 66

Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë Nuri Bajrami nga Gostivari, një personalitet që la gjurmë në gazetari, administratën publike dhe…

16 minutes ago

AKM Awaiting Constitutional Court Ruling on Municipal Recruitment, Ibrahimi Opposes Centralisation of Powers

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ende nuk ka marrë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese lidhur me kërkesën për vlerësimin e…

17 minutes ago

Shuhet në moshën 66-vjeçare Nuri Bajrami, gazetar dhe ish-nënkryetar i KSHPK-së

Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë Nuri Bajrami nga Gostivari, një personalitet që la gjurmë në gazetari, administratën publike dhe…

17 minutes ago

Attempted Murder of Thimjo Rubati in Sarandë: Details Emerge, One Lead Linked to the Shooting of an Officer a Day Earlier

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për atentatin ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati në Sarandë. Burime pranë grupit hetimor…

17 minutes ago