Categories: maqedoni

Shuhet në moshën 66-vjeçare Nuri Bajrami, gazetar dhe ish-nënkryetar i KSHPK-së

Nuri Bajrami nga Gostivari ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, duke lënë pas një veprimtari të spikatur në gazetari, administratën publike dhe institucionet shtetërore.

Të lidhura

None found

Karrierën në media e lidhi që në fillimet e televizionit lokal “TV2” në Gostivar, ku ishte mes bashkëpunëtorëve dhe punonjësve të parë. Për afërsisht dhjetë vjet, ai punoi aty si gazetar dhe kryeredaktor.

Me profesion jurist, Bajrami përmbushi për një periudhë të gjatë detyra edhe në Komunën e Gostivarit.

Ai vijoi angazhimin e tij në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, duke ushtruar funksionin e nënkryetarit dhe duke kontribuar në përforcimin e integritetit institucional e në luftën kundër korrupsionit.

Familja Bajrami ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në Gostivar, pas namazit të ikindisë.

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

1 hour ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

2 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

2 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

2 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

2 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

2 hours ago