E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se në celularin e sekuestruar nga SPAK kishte biseda me kryeministrin Edi Rama.
Kryemadhi gjithashtu tregoi se këtë celular e ka përdorur në periudhën 2013-2015 kur LSI në atë kohë ka qenë në bashkëqeverisjes me PS-në. Ndërkohë që mes të tjerash tregoi se në atë cvelular kishte thashetheme me Ramën.
Pjesë nga bisedat:
Blendi Fevziu: Çfarë gjeti SPAK-u në shtëpinë e nënës tuaj?
Monika Kryemadhi: Gjeti telefonat e fëmijëve.
Blendi Fevziu: Është rezidencë e juaja aty?
Monika Kryemadhi: Po e jona është. Ne të gjithë vendosim adresën 164 sepse janë dy shtëpi të bashkuara bashkë dhe kanë një derë. Dy prona të bashkuara bashkë.
Blendi Fevziu: Cila është historia e një telefoni?
Monika Kryemadhi: Është një telefon im i periudhës 2013-2015 që pjesa më e madhe e komunikimeve të mia janë me Kryeministrin Edi Rama në atë kohë.
Blendi Fevziu: Është koha kur ju keni qenë pjesë e qeverisjes, partia juaj.
Monika Kryemadhi: Monika nuk ka qenë pjesë e qeverisjes.
Blendi Fevziu: Edhe çfarë kanë gjetur brenda këtij telefoni?
Monika Kryemadhi: Asgjë s’kanë gjetur.
Blendi Fevziu: Me Ramën çfarë shkruanit ju?
Monika Kryemadhi: Çdo gjë kemi shkruajtur, edhe thashetheme për ty kemi bërë.
Blendi Fevziu: Po m’i thuaj dhe tani publikisht…
Monika Kryemadhi: Nuk i mbaj mend me thënë të drejtën, por të mira janë.