Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është shprehur se Meta nuk ka diskurtuar me Berishën për koalicionin e zgjedhjeve të 6 marsit.
Kryemadhi shtoi se negociatat janë bërë vetëm përmes përfaqësuesve ligjorë të dy partive, për të qartësuar teknikalitete me të cilat do të hyjnë në garë.
Të lidhura
None found
Teksa Gjykata Kushtetuese filloi shqyrtimin e çështjes për shkarkimin e Presidentit, Kryemadhi thotë se Meta mezi pret të largohet nga ai post, që sipas saj po e mban të burgosur.
“Meta është shumë më shumë se LSI. Është në një burg politik përsa kohë është aty. Dënimit po i vjen fundi. Meta është përtej LSI-së. Ne themi populli i 2 marsit, ishin qytetarët e Tiranës. Pasi në atë kohë, Rama i bllokoi transportin qytetarëve të rretheve. E dinin shumë mirë kush ishte populli i 2 marsit. Gjithmonë Monikën e paragjyojnë për mendimet e sinqerta, Ilir meta është përtej opozitës dhe LSI-së. E gjejnë veten shumë socialistë, demokratë dhe lsi-stë. Se si do e bëj daljen e tij politike, Ilir meta, do të jetë risi. Mezi po pret të dalë nga burgu politik në të cilin është. A do t’i shërbejë më mirë Shqipërisë, ndryshimi i planeve të Ilir Metës, padyshim që po. Pavarësisht se do jetë një angazhim i dyfishtë i joni në aspektin familjarë. Ilir Meta flet pa dorashka dhe nuk ka komplekse përpara asnjë personi, asnjë media dhe asnjë gazetari”, tha Kryemadhi./albeu.com/
