shqiperi

Momenti pikant/ Kryeministri futet me eskortë në Kuvend teksa Berisha jepte intervistë: Rama është ky?! Shiheni çfarë frikacaku!

Kuvendi sot do të zhvillojë një seancë maratonë ku do të diskutohet projekt-buxheti i vitit 2024.

Por pa nisur seanca kanë filluar tensionet mes deputetëve të opozitës dhe Gardës, e cila nuk i lejoi të hynin në Kuvend pa i kontrolluar.

Ndërsa në ambientet e jashtme ndodhej ish-kryeministri Sali Berisha i cili po fliste për mediet.

Ndërsa ai ishte duke folur, prapa shpinës së tij u shfaq makina e Kryeministrit që i drejtohej Kuvendit.

Në atë moment, Berisha e ndali bashkëbisedimin me mediat dhe e quajti kryeministrin Rama frikacak.

Berisha: Kush është ky që kalon tani? Me thoni pak…

Gazetarja: Rama!

Berisha: Rama? Çfarë frikacaku, vjen një orë para. Ka frikë se…siç erdhi do largohet.

Berisha tha se aksioni i opozitës sot në Parlament do jetë i fuqishëm dhe paralajmëroi gazetarët se do jenë dëshmitarë të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në Parlament.

Berisha: Ai siç e ka filluar në këtë mënyrë me 10 makina mbrapa, do përfundoje me një autokolonë me 20 makina…njëlloj si Kim Jon Un, por është i pashpresë. Ju ishit vetë dëshmitarë se si erdhi./albeu,com

të fundit

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ NJihuni me parashikimin e motit, 9 Korrik 2026

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim…

8 minutes ago

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, RB Leipzig gjen akordin me Brighton

Saga e transferimit të Brajan Grudës ka marrë fund. Mesfushori sulmues shqiptar do të vazhdojë të jetë pjesë e RB…

20 minutes ago

Bouaddi i tha po Marokut, edhe pse u kërkua nga Deschamps dhe u telefonua nga Zidane, tani sfidon Francën

Ayyoub Bouaddi do të kishte mundur të vishte fanellën blu të Francës në çerekfinalen e Kupës së Botës kundër Marokut…

2 hours ago

Ronald Araujo synon të qëndrojë te Barcelona dhe të rifitojë vendin e titullarit

Ronald Araujo nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona këtë verë, pavarësisht periudhës së vështirë që po kalon në karrierën…

3 hours ago

Rafael Márquez merr drejtimin e Meksikës pas Aguirre, federata zyrtarizon planin për Botërorin 2030

Federata Meksikane e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Rafael Marquez si trajner të përfaqësueses së Meksikës për ciklin e…

4 hours ago

Monaco lë pezull të ardhmen e Pogbas, vendimi do të merret pas fazës përgatitore të verës

E ardhmja e Paul Pogbas te Monaco është në pikëpyetje, vetëm një sezon pasi mesfushori francez firmosi kontratë dyvjeçare me…

4 hours ago