Categories: sport

Rafael Márquez merr drejtimin e Meksikës pas Aguirre, federata zyrtarizon planin për Botërorin 2030

Federata Meksikane e Futbollit e ka zyrtarizuar Rafael Marquez si trajner të përfaqësueses së Meksikës për ciklin e Kupës së Botës 2030.

Të lidhura

None found

Legjenda e Barcelonës, i cili në karrierën e tij luajti si mbrojtës, do të vendoset në krye të kombëtares pasi të përfundojë mandati i Javier Aguirre. Gjatë Kupës së Botës 2026, Marquez ishte pjesë e stafit të tij në rolin e ndihmëstrajnerit.

Bëhet fjalë për një lëvizje të menduar prej kohësh nga federata. Më 1 gusht 2024, Federata Meksikane kishte njoftuar se Aguirre do ta udhëhiqte ekipin në Kupën e Botës 2026 dhe se më pas drejtimin do ta merrte Rafael Márquez.

Dalja e Meksikës nga Botërori 2026 në fazën e 1/8 së finales i hapi rrugë zbatimit të planit të trashëgimisë, i cili ishte hartuar dy vite më parë.

Tani, Marquez do të ngarkohet me misionin për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe për ta përgatitur Meksikën për Kupën e Botës 2030, me objektivin që ta rikthejë kombëtaren mes ekipeve më të forta në arenën ndërkombëtare.

Marquez vlerësohet si një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit meksikan. Në periudhën e tij si futbollist, ai pati sukses të madh me Barcelonën, fitoi shumë trofe dhe për shumë vite ishte lider i kombëtares së Meksikës.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago