Transferimi i Brajan Grudës tashmë është drejt mbylljes. Mesfushori sulmues shqiptar do të jetë sërish pjesë e RB Leipzig në sezonin e ardhshëm.
None found
“Sky” raporton se klubi gjerman ka arritur një marrëveshje në parim me Brighton & Hove Albion për kalimin e 22-vjeçarit, i cili pritet të rikthehet në Bundesliga.
Formula e dakordësuar mes palëve është huazim me detyrim blerjeje, që do të hyjë në fuqi nëse përmbushen disa kushte të caktuara. Nëse këto realizohen, Leipzig pritet t’i paguajë Brightonit nga 25 deri në 30 milionë euro.
Futbollisti shqiptar është i njohur me ambientin e Leipzigut, pasi në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar luajti aty në formë huazimi. Gjatë kësaj periudhe, ai regjistroi 14 paraqitje, shënoi tre gola dhe dha tre asistime.
Dy vite më parë, Brighton kishte investuar mbi 31 milionë euro për ta marrë Grudën nga Mainz 05, por eksperienca e tij në Angli nuk përmbushi pritshmëritë, pasi ai nuk arriti të fitonte një rol me peshë në ekip.
Tani, Gruda do të ketë një tjetër mundësi në Bundesliga, ku synon të gjejë më shumë vazhdimësi dhe të konfirmojë potencialin e madh që e ka shoqëruar që në hapat e parë të karrierës.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…