Mjekja Lida Shosha ka shpërthyer ndaj deputetit Erion Braçe, pas mesazhit që ky i fundit i dërgoi imazheristit Gent Zervoi.
“Shko mor zarbe!! Bure budalla! Merr një metër e hajde mat ti se ju i dihet mund tu pëlqejë këtyre që ke rrotull! Rracë idiotesh!! Mos harro metrin pis”, shkruan Braçe.
Mjekja Shosha, në reagim, i shkruan Braçes se është turp që ai të përfaqësojë elitën politike. Ajo ka vijuar më tej duke i thënë se trurin e tij bizele nuk ka neurolog që e ndreq.
“Vettingu të nisë nga soji i pacipë e i paprecedent, i politikanëve që detyrimisht duhet të kenë staturën dinjitoze të pushtetarit dhe përfaqësuesit të popullit. Ja dhe zhargoni i ish, ish, ex, ex kryeministrit të Shqipërisë, Z. Erion Braçe drejtuar njërit prej kryeteknikëve më brilant të imazherise që ka ky vend, përpos që Gent Zervoi ka votu për të. Kjo raca e idiotëve…që ju përmendni në mesazhin tuaj, së pari ka votu për ty, për kolltukun tënd të ngrohtë, që s’di çfarë është të punosh dhe në kohë skëterre, që ka investuar më shumë se turma e analfabetëve që i vutë në parlament për gazep, që është një familjar model, e një nga djemtë më të shkëlqyer që ka ky vend, e po përgatit me dhjetëra teknicienë që ti dhe politikat tuaja të përndritura, nga kolltuku yt i majmë po i degdisni rrugëve të botës për një copë bukë.
Ti ke drejtuar këtë vend? Turp!
Ti përfaqëson elitën politike të këtij vendi Turp, se ky vend ka politikanë të mirë që s’kanë kurrfarë lidhje me njerëz si ty.
Ti dhunon si rrugaç i dalë nga shpellat mesjetare, votuesin tënd dhe qytetarët e këtij vendi, turp është pak, skandal e mjerim.
Genti , të mat jo me metër, por me milimeter çdo qelizë boshe të trurit e trupit tënd, po nuk ja vlen, se trurin tënd bizele nuk ka neurolog që e ndreq, për pjesët e poshtme, ec se kemi bisturi e të kopsitim siç do ti me metër e kilometër”, shkruan në reagim./albeu.com