shqiperi

Mira telefonon nga Londra duke qarë: Vajza ime u martua me një djalë me ngjyrë (VIDEO)

Mira ka telefonuar këtë të Shtunë nga Londra dhe rrëfeu për “Aldo Morning Show” se si vajza e saj është martuar me një djalë me ngjyrë. Në nisje të bisedës, ajo nisi të qante sepse pavarësisht se e ka pranuar marrëdhënien e tyre, thellë në zemër nuk është e lumtur.

Mira: Unë jam nga ato mamit që vajza ime është martuar me një person me ngjyrë (qan), nuk është se nuk paragjykojmë se nuk është shumë e lehtë. Por ndodh, s’ke ça i bën fëmijës! Nuk janë shqiptarët kaq të civilizuar sa shprehen.

Të lidhura

None found

Aldo: Lëri se gënjejnë po hë!

Mira: Megjithëse djali që kam për dhëndër është me gjithë të mirat, është njohur me gocën që në fakultet në vit të parë, kanë 12 vjet, por prapë nuk e di…Kur vete në Amerikë i shikoj, nuk e di si…

Aldo: Je bërë gjyshe?

Mira: Jo akoma, me djalin po me vajzën jo. Ata kanë arritur majat atje ku janë, por prapë zemra të vret pak…

Aldo: Po mirë zemra, po edhe njerëzit vërdallë.

Mira: S’kam problem për njerëzit unë, kisha hallin tim. Ata janë të lumtur, kanë gjetur njëri-tjetrin, nuk kanë probleme. Tani ia kam mbushur mendjen vetes, kam vite se s’kam ça bëj. Nga Tirana erdha në Londër dhe kur erdha e pashë m’u mbush mendja, se ajo e kishte mendjen top.

të fundit

AKK kritikon mungesën e dokumentacionit pedagogjik edhe në javën e dytë të mësimit

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur shqetësim për mungesën e dokumentacionit bazë pedagogjik në shkollat e Kosovës, edhe në…

5 seconds ago

Llapi regjistron suksesin e parë sezonal me fitore bindëse ndaj Vushtrrisë

Llapi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Vushtrria, që ishte triumfi i parë i trajnerit Tahir Batatina për…

6 seconds ago

KDI kërkon interpretim nga Kushtetuesja për Kuvendin pas afatit 30-ditor

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me situatën rreth konstituimit të Kuvendit, duke thënë se ai mund të…

12 minutes ago

Vehicle hits 72-year-old pedestrian in Prilep, driver flees the scene

MPB njofton se në Prilep ka ndodhur një aksident në të cilën është lënduar një i moshuar."Më 07.09.2026, në orën…

13 minutes ago

University of Tetovo opens second enrollment period for the 2026/27 academic year on September 9

Universiteti i Tetovës njofton se është publikuar konkursi për afatit të dytë për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë…

13 minutes ago

Renovated terminal at Ohrid airport opens, Mickoski: Macedonia is better today than it was three years ago

"Aeroporti i Ohrit po merr një dinamikë dhe cilësi tjetër", theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen zyrtare të ndërtesës së…

14 minutes ago