Llapi ka marrë tri pikët në transfertën ndaj Vushtrrisë, duke i dhuruar trajnerit Tahir Batatina fitoren e parë në sezonin 2026/17.
None found
Ekipi nga Podujeva dominoi gjatë gjithë takimit dhe triumfoi me rezultatin e thellë 0-4.
Avantazhin për Llapin e siguroi Arbnor Ramadani në minutën e 17-të, me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, Fiton Ademi e çoi epërsinë në 0-2, pas asistimit të Malokut në minutën e 36-të.
Skuadra mysafire nuk e uli ritmin as në vazhdim dhe realizoi edhe dy gola të tjerë. Arianit Hasani shënoi të tretin në minutën e 60-të, pas kombinimit me Yahaya, ndërsa Mërgim Cërnaverni vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 90-të, pas pasimit të Ramadanit.
Pas kësaj fitoreje, Llapi arkëton pikët e plota, ndërsa Vushtrria vazhdon të presë për pikët e para.
Izraelit duket se po shkon drejt një ngërçi politik teksa pritet rezultati final i zgjedhjeve të djeshme parlamentare. [...]Read More...
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…
Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…
Kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë, Dr. Klodian Allajbeu, shkruan në gazetën britanike “The Independent” se investimet në arsim, bursat…
Serbia ka qenë në gatishmëri të lartë pas një sulmi me thikë ndaj një oficeri policie që ruante ambasadën izraelite…