Edhe pas përfundimit të javës së parë të vitit të ri shkollor, në shumë shkolla të Kosovës vijon të mungojë dokumentacioni themelor pedagogjik, ka bërë të ditur Asociacioni i Komunave të Kosovës.
None found
Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se shkollat ende nuk kanë në dispozicion librat e klasës dhe librat amë, dokumente të domosdoshme për organizimin dhe regjistrimin e rregullt të procesit mësimor.
Ibrahimi ka vlerësuar se vonesa nuk mund të shpjegohet thjesht me arsye teknike. Sipas tij, ajo pasqyron mungesë të planifikimit, bashkërendimit dhe përgjegjësisë nga institucionet përkatëse.
“Edhe në javën e dytë të vitit të ri shkollor, shkollat në komunat e Kosovës vazhdojnë të përballen me mungesën e dokumentacionit bazë pedagogjik”, ka thënë drejtori i AKK-së.
Ai ka theksuar se barra e kësaj gjendjeje po bie mbi komunat, drejtuesit e institucioneve arsimore, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit.
AKK-ja i ka kërkuar Ministrisë që dokumentacioni pedagogjik të sigurohet dhe të dërgohet pa vonesë në shkollat e komunave të Kosovës.
Gjithashtu, Asociacioni ka kërkuar nga MASHTI që t’i informojë komunat për datën e saktë të furnizimit, të japë sqarime publike për shkaqet e vonesës dhe të vendosë një komunikim të rregullt me drejtoritë komunale të arsimit.
“Viti shkollor nuk mund të fillojë me improvizime. Institucionet përgjegjëse duhet t’i përmbushin obligimet e tyre para se nxënësit të hyjnë në klasa, e jo pasi të ketë filluar java e dytë e mësimit”, është shprehur Ibrahimi.
Sipas tij, sistemi arsimor ka nevojë për planifikim dhe përgjegjësi institucionale, ndërsa neglizhenca dhe improvizimi nuk janë zgjidhje.
Vllaznia - TiranaKëtë fundjavë do të luhet edhe Klasikja e parë e Shqipërisë e këtij sezoni [...]Read More...
Gazetari i njohur Ilir Ikonomi, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me vendimin e tij për të shpërblyer efektivët…
Ish-futbollisti i Juventusit, Emanuele Giaccherini, i cili aktualisht punon si konsulent profesional, ka folur për krizën që po kalon ish-klubi…
Studentët dhe pedagogët, kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa gjatë protestës janë hedhur karriget e vendosura…
Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe avancimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor janë në fokus të Procesit të Berlinit, ka…
Punonjësit e bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren, duke zbatuar urdhrat për të ‘shkallmuar’ nga gurët trotuaret. Siç shihet…