Meta në selinë e PD-së, takim me Berishën

Pas dekretimit të datës së zgjedhjeve lokale nga presidenti Bajram Begaj, partitë politike janë vënë në lëvizje. Ndërsa zgjedhjet pritet të mbahen më 14 maj të vitit të ardhshëm, sot kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike, për t’u takuar me Sali Berishën.

Kujtojmë se Berisha dhe Meta janë shprehur të hapur për të nxjerrë kandidat për përbashkët në zgjedhjet vendore. Nuk dihet se çfarë do të diskutojnë dy liderët, ndërsa mësohet se i pranishëm është dhe një deputet./albeu.com


Shtuar 26.10.2022 10:12