Presidenti Ilir Meta ka nisur konferencën e paralajmëruar për mediat të cilën e ka nisur duke thëne se nesër do të dorëzojë padinë ndaj Kuvendit.
Sipas tij është kriminale që Kuvendi dorëzon në Kushtetuese dokumente false. Gjithashtu nesër do të publikohen edhe përgjigjet e 72 pyetjeve që janë dorëzuar në GJK.
Pjesë nga fjala e Metës:
Nesër dorëzojmë padinë ndaj Kuvendit. Është kriminale që Kuvendi dorëzon në Kushtetuese dokumente false. Nesër në orën 09:00 do të publikoj të gjitha përgjigjet e 72 pyetjeve që janë dorëzuar dhe në Kushtetuese.
Po kështu nxitja e Presidentit për marrëveshjen e 5 qershorit ka qenë e evidentuar publikisht.
Madje edhe paralajmërimi se nëse Opozita nuk nënshkruante 5 qershorin, zgjedhjet do të bëheshin pa të. Angazhimi i Presidentit ka qenë mjaft i qartë për paralajmërimet për prekjen e votës. /albeu.com