Mësoni LIVE rezultatin e zgjedhjeve përmes platformës unike të Albeu.com

Ashtu si në çdo zgjedhje gjatë dekadës së fundit, Albeu.com vjen për lexuesit me një sistem unik të raportimit të rezultatit që prej hapjes së kutisë së parë deri në numërimin e fletës së fundit të votimit në të gjithë Shqipërinë.

Lexuesit e Albeu.com do të kenë mundësinë që të shohin përmes faqes në kohë reale ndryshimet e rezultatit nga minuti në minutë për çdo qark të vendit përmes grafikave të përgatitura nga profesionistët më të mirë të kësaj fushe në Shqipëri.

Ndërkohë, gjatë gjithë ditës së dielë dhe deri mëngjesin e së hënës, Albeu.com do të bëjë një raportim maratonë të zhvillimeve në të gjithë vendin.

Qendroni me ne! /albeu.com