Megaoperacioni “Tempulli”, dalin sot para gjykatës 29 të ndaluarit e parë

29 të ndaluarit e parë të megaoperacionit “Tempulli” do të dalin sot para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 25 persona, për 4 gratë është kërkuar masë me e butë dhe gjithashtu për një person që është mbi 70 vjeç.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se megaoperacioni u shtri në 5 qarqe të vendit ku në total u arrestuan 233 persona.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim 82 persona.

Në kuadër të këtij megaoperacioni u shkatërruan 23 grupe kriminale, që shpërndanin drogën në afërsi të shkollave dhe lokaleve.

Sipas Policisë, gjatë operacioni u sekuestruan 13 armë zjarri, 2 prej të cilave kallashnikovë, 10 pistoleta dhe një pushkë.

Policia tregon gjithashtu se gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të mëdha parash, automjete dhe pajisje si të Policisë.


Shtuar më 15.09.2023 10:32