Dy 17-vjeçarë italianë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga efektivët e policisë pasi tentuan të grabisnin një shqiptar 35-vjeçar në Corso di Porta Ticinese të Milanos.
Sipas rrëfimit të viktimës, dy të miturit iu afrun me justifikimin se donin cigare.
Të lidhura
None found
Por menjëherë ata zbuluan qëllimet e tyre duke e kërcënuar dhe duke e shtyrë që të dorëzonte gjithçka që kishte në xhepa.
Të miturit u pikasën nga një skuadër policore dhe u arrestuan./Albeu.com/
