Me diell apo me shi? Si pritet të mbyllet muaji SHKURT sipas meteorologes

Dita e sotme do të jetë me reshje dhe pjesa e dytë e ditës do të pësojë një ftohje të motit. Temperaturat e ulëta do të ndihen pasdite, por do të theksohen më shumë gjatë darkës.

Ditën e nesërme do të kemi një ftohje të menjëhershme me temperatura deri në -5 grdaë. Mëngjesi do të jetë i njëjtë edhe për ditën e enjte, por nuk mund të themi të njëjtën gje për pjesën e dytë të ditës së mërkurë dhe të enjte ku temperaturat do të rriten gradualisht për të arritur deri në 15 gradë celcius, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Pra këto ditë mëngjeset dhe darkat do të jenë të ftohta, por mesdita do te jetë relativisht e ngrohtë.

Me ardhjen e fundjavës pritet që reshjet të rikthehen sërish. E shtuna, e diela dhe gjishashtu e hëna dhe dita e fundit e këtij muaji, do ta përcjellin shkurtin me reshje shiu, për të hyrë në pranverë./albeu.com/


Shtuar 22.02.2022 15:48