Mbrëmë përjetuam natë ‘tropikale’, të dielën nis rënia e temperaturave! Një këshillë për ata që do shkojnë në plazh

Për fundjavën vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.

Orët e vona të mbrëmjes së të premtes dhe orët e para të mëngjesit të ditës së sotme vendi ynë përjetoi fenomenin që quhet “netë tropikale” me temperatura minimale që nuk zbresin posht 26-28 gradë Celcius në zonat e ulta dhe bregdet. Temperatura këto që mund të jenë shqetësuese për një kategori vulnerabël të njerëzve

Megjithatë duke filluar nga dita e sotme Anticikloni Afrikan fillon gradualisht tërheqjen e tij duke i lënë vendin masave ajrore më të freskëta dhe relativisht më të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Vranësirat në relievet e larta malore të vendit në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale.

Temperaturat edhe nesër do të vijojnë të jenë relativisht të larta (vlera deri dhe në 39 gradë celcius) por kjo situatë do të ndryshojë duke nisur nga dita e Diel por dhe më pas me rënie të temperaturave dhe vlera të cilat janë brenda “normaleve” të mesatareve klimatike mujore për vendin tonë.

Ndërsa për ata që do ta kalojnë fundjavën në bregdet era do të jetë pak “problematike” pasi në mesditë deri në orët e pasdites dhe kryesisht ditën e Diel do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-7m/s dhe me rrahje deri në 10m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.


Shtuar 22.06.2024 08:34