shqiperi

Mbollën tokat me kanabis, policia vë në pranga dy kultivuesit në Elbasan, i treti në kërkim

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy nga autorët e kultivimit të kanabisit në fshatin Seltë, dhe ka shpallur në kërkim një të tretë.

Në fazën e parë të operacionit janë sekuestruar 160 bimë, ndërsa së fundmi 80.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Finalizohet faza e dytë e operacionit policor antikanabis të koduar “Krasta”.

Identifikohen 3 autorë të kultivimit në fshatin Seltë, të 80 bimëve të tjera narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Kapen dhe arrestohen 2 prej tyre, vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.

Në vijim të kontrolleve antikanabis, në të gjithë territorin e fshatit Seltë, njësia administrative Zavalinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë gjetur të kultivuara në një pronë publike, 80 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikuan 3 autorë të dyshuar të këtyre rasteve të kultivimit, konkretisht shtetasit A. D., 51 vjeç dhe S. D., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Seltë, Elbasan, të cilët u kapën dhe u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. M., 40 vjeç, banues në Krujë, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e 40-vjeçarit.

Si rezultat i fazës së parë të operacionit “Krasta”, u asgjësuan nga territori i fshatit Seltë, 160 bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Meloni përballet me Sánchez në Këshillin Evropian për migracionin, kërkon diskutim mbi vendimin e Spanjës për 500 mijë azilkërkues

Në mbledhjen e së enjtes në Bruksel mes liderëve të BE-së, kryeministrja italiane Giorgia Meloni pati një përballje me homologun…

2 minutes ago

Dr. Jasmin Mujanoviç kërkon që SHBA dhe Kanadaja të shtojnë trysninë ndaj vendeve të BE-së që s’e njohin Kosovën

Gjatë dëshmisë së tij para një komisioni parlamentar në Kanada, eksperti i njohur për Ballkanin, Dr. Jasmin Mujanoviç, u bëri…

6 minutes ago

Dinamo konfirmon Aldo Teqjan, portieri firmos për edhe dy sezone

Aldo Teqja-Naser AlijiDinamo ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me portierin Aldo Teqja edhe për sezoni  e ardhshë [...]Read More...

15 minutes ago

Zhvillohen sy artificialë për robotët dhe automjetet autonome, të frymëzuar nga shikimi i njeriut

Sy artificialë të frymëzuar nga syri i njeriut po zhvillohen për robotët dhe sistemet e drejtimit automatik të mjeteve. Këta…

17 minutes ago

Shkencëtarët amerikanë nisin për herë të parë testimin e një terapie që synon të përmbysë plakjen qelizore

Falë zhvillimeve teknologjike, ideja e “rinisë së përjetshme” po largohet nga bota e filmave dhe romaneve, duke hyrë në fushën…

20 minutes ago

Kocaelispor futet në garë për Milot Rashicën, largimi nga Besiktasi duket afër

E ardhmja e Milot Rashicës te Besiktasi duket gjithnjë e më larg, me sulmuesin e Kosovës që pritet të largohet…

25 minutes ago