Prokuroria kë vënë nën sekuestro dokumentet e kompanisë ‘Kurum’, për të hedhur dritë mbi rastin e mbetjeve toksike.
Gjithashtu mësohet se në pyetje do të merren persona që kanë lidhje apo dijeni për ngarkesën.
Kujtojmë se ditën e mërkurë, Prokuroria e Durrësit njoftoi se ka nisur hetim në lidhje me ngarkesën e dyshimtë me mbetje toksike që ishte nisur drejt Tajlandës.
Hetimet po kryhen lidhur me veprën penale të kontrabandës me mallra të ndaluara ose të kufizuara, pas referimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Kompania “Kurum International” është identifikuar si burimi i qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që u eksportuan nga porti i Durrësit, duke shkaktuar alarm./PANORAMA