Mbeti aksidentalisht vetëm në banesë sepse nënës iu mbyll dera e blinduar, shpëtohet foshnja 6 muajshe në Berat

Një fëmijë 6-muajsh ka mbetur i vetëm për disa minuta në banesë, pasi nëna e tij kishte hapur derën e blinduar duke pastruar dhe dera i është mbyllur nga era, duke e lënë nënën jashtë.

Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati shumëkatësh në lagjen “30 Vjetori”, në banesën e shtetasit Lulëzim Braja, në Berat.

Duke qenë se fëmija i mitur kishte ngelur i vetëm brenda në banesë, nëna ka njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit.

Efektivët e shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë me sukses, duke u futur nga ballkoni me anë të shkallëve të emergjencës.


Shtuar 18.06.2024 18:56

Tags: