Mami Xhensila ndihet krenare, momenti kur Ajka këndon Despacito-n do ju çudisë (VIDEO)

Ajka, vajza e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut ka rrëmbyer vëmendjen e shumë ndjekësve të çiftit VIP, pasi është shfaqur në një video duke kënduar këngën Despasito.

Dyshja e famshme ndan shpeshherë momente nga përditshmëria me vogëlushen e tyre. Së fundmi, ka qenë Xhensila e cila ka ndarë disa video në Instastory, ku shihet Ajka duke kënduar.

Mesa duket Ajka është e apasionuar pas këngëve latine, të cilën e shoqëron edhe me kërcim.

“Uau sa bukur” thotë këngëtarja e cila po filmon të bijën. Xhensila duhet të jetë krenare për të bijën pasi siç duket ka talent në muzikë./albeu.com/


Shtuar 16.12.2021 19:35