Makina merr përpara këmbësorin në Elbasan, humb jetën 65-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan-Papër . Një 21-vjeçar ka aksidetuar këmbësorin 65-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Me datë 15.12.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Elbasan-Papër, fshati Vidhas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin N. N., 21 vjeç ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B., 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi B. B., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com

Shtuar 15.12.2021 19:58