Makina e përplasi në oborrin e shtëpisë në Tiranë, 23-vjeçarja ndërron jetë në spital

Një tjetër aksident ka ndodhur në Tiranë ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një shtëpie ku si pasojë ka mbetur e pajetë një 23-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Shaban Bardhoshi”, Tiranë.

Ndërkohë mësohet se e reja fatkeqe me iniciale M.S ka ndërruar jetë në spital.

“Shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese”, njofton policia.

Njoftimi i policisë

Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 31.08.2022 07:50