Dy nëna në Lushnje kanë denoncuar fëmijët e tyre në Komisariatin e Lushnjes. Mësohet e një djalë i ri dhe një grua 42-vjeçare janë larguar nga shtëpitë e tyre përkatëse dhe kanë humbur kontaktet me familjet.
Ndërsa, nënat kanë kërkuar ndihmë për të bërë të mundur gjetjen e djalit 23-vjeçar dhe gruas 42-vjeçare.
Njoftimi i Policisë:
Në Komisariatin e Lushnjës janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim shtetaset:
47 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz e Madhe, e cila kallëzon se ka humbur kontaktet me djalin e saj, 23 vjeçar;
56 vjeçe, banuese në Lushnjë, e cila kallëzon se ka humbur kontaktet me vajzën e saj, 42 vjeçare.
Po punohet për gjetjen e tyre.