Lulzim Basha uron Pashkët katolike për çdo shqiptarë: Zoti ju bekoftë!

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, ka përcjellë mesazh urimi për Pashkën katolike.

“Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë katolikë dhe ungjillorë që kremtoni këtë ditë të shenjtë të Ringjalljes së Jezu Krishtit, unë dhe familja ime ju urojmë nga zemra, për shumë vjet Pashkët!

Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin e të mirës mbi të keqen, të dritës mbi errësirën, të shpresës mbi dëshpërimin.

Në këto kohë të vështira, drita e shpresës dhe kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!”, uron Lulzim Basha.


Shtuar 30.03.2024 21:38