Muxhahedinët përplasen me policinë në kampin e MEK, 1 i vdekur nga infarkti. Gjenden servera, dyshimet për sulme kibernetike

Policia e Shtetit zhvilloi sot një kontroll të gjerë në kampin e Muxhahedinëve të MEK në Manzë të Durrësit pas një vendimi të lëshuar nga Gjykata e Tiranës. Gjatë kontrollit pati pëplasje mes policisë dhe muxhahedinëve në kamp, të cilët rezistuan për të dhënë dokumentacionin e kërkuar si edhe hapjen e të gjitha ambienteve.

 

Nga përplasja dhe përdorimi i gazit lotsjellës pati edhe një të vdekur si edhe disa të lënduar, ndërsa në kamp ka shkuar edhe një prokuror nga Prokuroria e Durrësit për të hetuar rrethanat e humbjes së jetës së muxhahedinit. Paraprakisht dyshohet se ia ndërroi jetë nga infarkti.

 

Ndërkohë, mësohet se nga kontrollet në kamp janë gjetur edhe servera, nga të cilët dyshohet se janë kryer sulme kibernetike. Nuk ka ende të dhëna nëse sulmet kanë qenë brenda vendit apo kanë shënjestruar vende të tjera.

 

Në një reagim të mëvonshëm Ministria e Brendshme tha se muxhahedinët kishin shkelur marrëveshjen pasi ata janë këtu vetëm për strehim dhe qëllime humanitare dhe jo për të kryer veprimtari të tjera. Pritet që në orët në vijim të jepet një informacion i detajuar nga Policia e Shtetit në lidhje me dyshimet e forcave të rendit dhe ecurinë e këtij operacioni.

Sakaq në hyrje të kampit raportohet për tensione, ku anëtarë të MEK po protestojnë ndaj situatës së krijuar brenda kampit nga kontrollet policore, ndërsa pretendojnë se ka mbetur i vdekur një muxhahedin, kurse disa të tjerë janë plagosur, por policia e mohon diçka të tillë.

Kjo e fundit, pritet të dalë në një reagim për shtyp pak më vonë në lidhje me kërkimet në këtë kamp si edhe përplasjen mes forcave të rendit dhe bluve.

15:25- Kontrolli i policisë në kampin e MEK në Manzë, Meta: Mungesë transparencë dhe profesionalizmi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me pëtplasjen e policisë sot me banorët e kampit MEK në Manzë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta thotë se ngjarja e sotme është dëshmi e qartë e mungesës së plotë të transparencës dhe profesionalizmit të veprimeve të strukturave shtetërore.

Meta dejkalorn ndër të tjera se dhuna e hapur me pasojë humbjen e jetës së një personi dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve është tërësisht e papranueshme dhe provë e përdorimit joproporcional të forcës ndaj një komuniteti, që është mirëpritur në Shqipëri.

15: 16- Tensionet në kampin e MEK në Manzë, çfarë sekuestroi policia, dyshime për sulme kibernetike drejt Lindjes së Mesme

Detaje të reja dalin në lidhje me kontrollin e policisë sot në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, i cili u shoqërua me përplasje,pasi muxhahedinët refuzuan ndërhyrjen e forcave policore.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kampin e Manzës në Durrës me urdhër të SPAK dhe GJKKO, policia gjeti disa servera kompjuterash që janë përdorur për sulme kibernetike.

Dyshohet se  nëpërmjet këtyre serverave janë kryer sulme kibernetike ndaj disa institucioneve të huaja. Brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë ato kishin krijuar një qendër hakerash me të cilën kryenin sulme kibernetik në institucionet e huaja.

14:14- Operacioni i policisë në Manzë, reagon Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një deklarate në medie lidhur me kontrollet e kryera sot nga policia në kampin e MEK në Manzë.

Ai e ka quajtur krim ndërhyrjen e policisë dhe dhunim flagrant të ligjeve të vendit.

Berisha: Inkursioni agresiv dhe banditesk i Policisë së Shtetit me urdhër të Edi Ramës në kampiun e refugjatëve iranianë, në Manzë përbën një krim të shëmtuar, përbën një dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit, konventave ndërkombëtare për refugjatët, traditës shqiptare dhe detyrimit që vjen nga kjo traditë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, terrorin fizik, psikologjik të gjithanshëm të ushtruar ndaj muxhahedinëve. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, dhunën e egër fizike e cila ka pasur pasojë deri më tani 1 të vdekur me plagë të shumta dhe mbi 40 të plagosur, një pjesë e të cilëve janë në spitalet e vendit.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe veprimet dhe i konsideroj banditeske ato, pasi të gjitha objektet e konfiskuara janë marrë pa lënë asnjë dokument, asnjë procesverbal nga ana e Policisë së Tiranës.

Berisha theksoi se PD dënon terrorizmin ngado që vjen. Ai nuk përjashtoi as mundësinë që brenda muxhahedinëve të ketë dhe të infiltruar, terroristë, të deleguar apo të dërguar të regjimit të Ajatollahve.

Berisha: Partia Demokratike është një parti e cila dënon terrorizmin ngado që vjen. Nuk përjashtohen mundësitë që brenda muxhahedinëve të ketë dhe të infiltruar, terroristë, të deleguar apo të dërguar të regjimit të Ajatollahve, por PD nuk pranon kurrë ndëshkime kolektive dhe këtë që ka ndodhur sot, një masakër pothuajse e vërtetë në kampin e Manzës.

Pjesë nga deklarata:

Akuzat e formuluara nga prokuroria apo policia, sigurisht kërkonin hetim dhe gjykim, por kjo nuk mund të bëhej kurrë me një reprezalje masive ndaj refugjatëve iranianë me strehë në Shqipëri.

Unë informoj shqiptarët gjithashtu se sulmet kibernetike nga regjimi i Ajetollahëve janë një e vërtetë dhe realitet i pamohueshëm në vlerësimin tim. Por informoj shqiptarët gjithashtu se para këtyre sulmeve, nuk ishte Garda Revolucionare e Ajatollahëve, as zbulimi i tyre që sulmoi sistemet dixhitale shqiptare, por i sulmoi Edi Rama me falangat e tij të krimit, që nxorri në treg të gjitha të dhënat për punonjësit e SHISH, duke nxjerrë kështu në publik, të dhëna sekrete për këtë shërbim, duke dëmtuar jo vetëm interesat e tij, por edhe të shërbimeve sekrete të NATO-s në tërësi.

PD informon shqiptarët se nuk ishin Ajatollahët që nxorrën në treg, pagat e shqiptarëve, targat e shqiptarëve, por ishin falangat e krimit të Edi Ramës ta bëjnë këtë, kohë më parë se hakerat e Pasdaranit të ndërhynin në sistemet tona.

Ishte Edi Rama dhe qeveria e tij që lëshoi në duart e patronazhistëve, të dhënat personale të mbi 1 mln shqiptarëve, të depozituar me besim të plotë tek qeveria e tyre armiqësore.

Çfarë ndodhi sot në Manzë?

Ditën e sotme (20 qershor), Policia e Shtetit ka kryer kontrolle në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

U zhvilluan  kontrolle të imtësishme në pajisje elektronike si kompjutera, telefonë, dronë etj.

Operacioni u drejtua nga kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ndërsa burime bëjnë me dije se janë lëshuar 70 urdhër-arreste.

Iranianët pretenduan se policia ka ushtruar dhunë dhe si pasojë e gazit lostjellës, një person ka ndërruar jetë dhe dhjetra të tjerë janë lënduar, 3 prej tyre kanë përfunduar në QSUT.

Por policia e Shtetit si dhe Ministria e Brendshme mohuan kategorikisht pretendimet e tyre. Sipas Policisë së Shtetit një 65-vjeçar ndërroi jetë për shkak të ‘arrestit kardiak’. Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë në spitalin e Durrësit.

13:15- FOTO LAJM/ Konfirmohet një i vdekur në kampin e MEK. MB: Muxhahedinët shkelën marrëveshjen

Është konfirmuar një person i vdekur brenda kampit të MEK në Manzë.

Mësohet se bëhet fjalë për 65 vjeçarin Ali Mostashari , i cili ka patur probleme me zemrën dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak.

Policia e Shtetit ka ndërhyrë në kampin e MEK pas një urdhri të GJKKO-së në kuadër të një operacioni në kuadër të sigurisë kibernetike duke kryer kontrolle në të gjithë territorin e kampit.

Mësohet se gjatë kontrolleve, muxhahedinët kanë rezistuar ndaj policisë dhe tentativave të forcave të rendit për të marrë dokumentacionin si edhe disa kompjuterë, të cilët dyshohet se janë përdorur për të kryer veprime anti-ligjore.

Policia nuk ka konfirmuar zyrtarisht për një viktimë, por ka rrjedhur informacione nëpër media të ndryshme për të vdekurin duke theksuar se nuk ka patur dhunë nga forcat e rendit.

Në foton e mësipërme të siguruar nga AlbEu duket muxhahedini teksa trajtohej në spital duke ndërruar jetë më pas.

Në një reagim të mëvonshëm, Ministria e Brendshme ka theksuar se muxhahedinët kanë thyer marrëveshjen me shtetin shqiptar sipas të cilës ata do të ishin këtu për qëllime humanitare dhe jo të zhvillonin aktivitete të tjera. /albeu.com

12:49- Përplasje në kampin e MEK, vjen reagimi i Ministrisë së Brendshme: Muxhahedinët nuk i qëndruan marrëveshjes

Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me kontrollet e kryera ditën e sotme në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit nga policia shqiptare.

Në reagimin e ministrisë thuhet se operacioni është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Më tej theksohet se grupi i iranianëve, i vendosur në Shqipëri prej vitit 2014 nuk i është përmbajtur angazhimeve dhe ka thyer marrëveshjen.

Lidhur me pretendimet për humbje jete, ministria deklaron se po bëhen të gjitha deklarimet proceduriale.

REAGIMI I MINISTRISE SE BRENDSHME

Operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK në Manëz të Durrësit është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare.

Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qënë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale.

12:43- Tensionet në kampin e MEK në Manzë, pretendohet për një të vdekur, MB: Po e verifikojmë!

Një trup i pajetë është në kampin e MEK në Manzë, ku banorët u përplasën me policinë sot gjatë kontrollit pas urdhrit nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organzuar.

Sakaq pretendohet  se vdekja e  personit gjatë operacionit të policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë nuk lidhet me veprimet apo mosveprimet e efeektivëve. Personi në fjalë ka ndërruar jetë si pasojë e infraktit dhe nuk lidhet me veprimet e policisë.

Ndërkohë pak më herët reagoi Ministria e Brendshme,  e cila thotë se  në kamp pati rezistencë kundër policisë, ndërsa në lidhje me pretendimet për një të vdekur deklaron se po kryhen verifikimet nëse diçka e tillë qendron, ose jo.

Policia e shtetit ka hasur rezistencë nga banorët brenda kamoit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, gjatë kontrollit pas urdhrit nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organzuar.

Operacioni drejtohet nga kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ndërsa burime bëjnë me dije se janë lëshuar 70 urdhër-arreste.

Anëtarë e MEK pretendojnë se ka mbetur i vdekur një muxhahedin, kurse disa të tjerë janë plagosur, por policia e mohon diçka të tillë.
Kjo e fundit, pritet të dalë në një reagim për shtyp pak më vonë në lidhje me kërkimet në këtë kamp si edhe përplasjen mes forcave të rendit dhe muxhahedinëvee.

albeu.com/

12:30- Përplasjet e policisë me banorët në kampin MEK në Manzë, kush janë muxhahedinët dhe si u strehuan në Shqipëri

Policia e shtetit ka hasur rezistencë nga banorët brenda kamoit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, gjatë kontrollit pas urdhrit nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organzuar.

Operacioni drejtohet nga kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ndërsa burime bëjnë me dije se janë lëshuar 70 urdhër-arreste.

Anëtarë e MEK pretendojnë se ka mbetur i vdekur një muxhahedin, kurse disa të tjerë janë plagosur, por policia e mohon diçka të tillë.
Kjo e fundit, pritet të dalë në një reagim për shtyp pak më vonë në lidhje me kërkimet në këtë kamp si edhe përplasjen mes forcave të rendit dhe muxhahedinëve.

Por kush janë muxhahedinët?

Në Iran janë të shpallur si grup terrorist dhe të padëshiruar, ndërsa kanë mbështetjen e SHBA dhe të Perëndimit. Ishte viti 1965 kur u krijua ky grupim dhe që në fillimet e tyre e deri në vitin 70’ kanë qenë në opozitë me ish liderin e Iranit Mohammad Reza Shah. Pas përmbysjes së regjimit të tij dhe triumfit të revolucionit islamik, kjo organizatë sërish mbeti në opozitë, dhe u shpall si “terroriste” nga Ajetullahu Ruhollah Homeini. Kjo bëri që të detyrohen të largohen nga vendi i tyre, ku një pjesë emigruan në Perëndim dhe një pjesë shumë e madhe u strehuan në Irak, ku ngritën kampin “Ashraf”.

Në Irak ata u përfshinë në organizimin e aksioneve terroriste dhe destabilizuese kundër regjimit iranian, të mbështetur nga diktatori Husein. Për këtë arsye ata u caktuan si organizatë terroriste nga shumë vende perëndimore përfshi edhe SHBA-të. Pas konfliktit të SHBA-ve në Irak dhe hyrjes së ushtrisë amerikane në këtë vend për të rrëzuar regjimin e Sadam Husein, muxhahedinët iranianë dolën në krah të SHBA dhe ushtrive të NATO-s. Për këtë arsye ata u morën në mbrojtje nga ushtria amerikane.

Si u strehuan në Shqipëri muxhahedinët?

Muxhahedinët u morën nën mbrojtjen e SHBA-ve pas ndërhyrjes së tyre të armatosur në Irak në vitin 2003 dhe mbështetjes që ata u dhanë operacioneve ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe luftën kundër terrorizmit

Pasi ushtria e SHBA-ve mori në kontroll gjithë territorin, ky grupim filloi zhvendosjen nga kampi i krijuar në Irak. Në vitin 2013, qeveria shqiptare ra dakord me sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, që nga Iraku të mbërrinin në Tiranë 270 muxhahedinë. Këta të fundit morën të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe u trajtuan me statusin e azilantit politik. Rotacioni i pushtetit nga qeveria e PD-së tek PS nuk e ndryshoi marrëveshjen e arritur më 2013 për pranimin e muxhahedinëve në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ra dakord me autoritetet amerikane që në Shqipëri të strehoheshin një numër rreth 3 mijë muxhahedinësh iranianë. Me ardhjen e këtij kontingjenti të dytë të opozitës iraniane, u ngrit edhe kampi “Ashraf” në zonën e Manzës në periferi të Tiranës. Këtë hap të tij, në reagimet publike, Rama e konsideroi si një vendim humanitar dhe jo politik.
Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta zyrtare, numri i muxhahedinëve që strehohen në kampin e Manzës mendohet se është 3500.
Si qeveria e PD, ashtu edhe ajo e PS, kanë ofruar shumë pak informacion në lidhje me marrëveshjen me SHBA dhe numrin e saktë të muxhahedinëve të strehuar në Tiranë./albeu.com/

12:10 – VIDEO/ Brenda spitalit në kampin e muxhahedinëve, disa persona të plagosur, ambulanca e pranishme

Mëngjesin e sotëm forca të shumta të Policisë së Shteti, përfshirë edhe forcat RENEA ka në zbaruar në kampin e  MEK në Manzë.

Mësohet se forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane.

Në hyrje të kampit u raportuar për tensione pasi pati rezistencë ndaj forcave të policisë.

Muxhahedinët pretendojnë se policia ka vrarë një prej ty, por policia e mohon.

Sakaq brenda ambienteve të spitalit, i cili ndodhet në kampin e MEK, shihen disa persona të plagosur dhe e pranishme është edhe ambulanca.

Pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.

11:55- Kontrollet e policisë në Manzë, flet njëri prej banorëve të kampit: Erdhën pa paralajmërim, nuk ka njerëz të rrezikshëm

Njëri prej banorëve muxhahedinë të kampit Ashraf 3 në Manzë ka folur për mediet dhe tha se policia ka shkuar pa asnjë lajmërim duke përdorur gaz lotsjellës.

Ndërsa pretendimin se policia kishte informacione për një person të rrezikshëm brenda kampit, banori e ka mohuar.

“Ne muxhahedinët nuk jemi kriminelë, nuk jemi terroristë. Jemi opozitarët e vendit. Në demonstratën e fundit diktatori ka vrarë më shumë se 800 iranianë. Policia me qindra makina u fut brenda pa asnjë njoftim. Pse sulmon në kampin tonë? Çfarë veprimi kemi bërë. Ne jemi muxhahedinë, jemi refugjatë. Ata përdorën gaz lotsjellës. Vëllezërit tanë ishin të sëmurë. Disa janë të plagosur, një muxhahedin është vrarë”, tha banori.

“Asnjë paralajmërim për kontrollet. Ne jemi refugjatë. Nuk na treguan as leje, as urdhër. Nuk ka njerëz të rrezikshëm në kamp. Sot është përvjetori i rezistencës iraniane. Ata në këtë ditë sulmuan”, shtoi ai.

11:31- Lëshohen 70 urdhër arreste për muxhahedinët, MEK pretendon për 1 të vrarë, policia e mohon

Policia e Shtetit ka hasur në rezistencë nga banorët brenda kampit MEK, gjatë kontrollit pas një urdhri nga Gjykata e Lartë.

Mësohet se ka tensione në hyrje të kampit, ku anëtarë të MEK po protestojnë ndaj situatës së krijuar brenda kampit nga kontrollet policore, ndërsa pretendojnë se ka mbetur i vdekur një muxhahedin, kurse disa të tjerë janë plagosur, por policia e mohon diçka të tillë.

Drejtori i shtypit në AShraf, Shahriar Kia tha për Tch: Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë. Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë. Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit.

Policia është duke zhvilluar një operacion kërkimor në kampin e MEK në Manzë pas urdhrit të GJKKO-së.

Në një reagim për mediat, Policia konfirmoi operacionin, ndërsa nuk dha detaje në lidhje me shkakun.

Policia pritet të dalë në një reagim për shtyp pak më vonë në lidhje me kërkimet në këtë kamp si edhe përplasjen mes forcave të rendit dhe bluve.

09:46- Policia bastis kampin e MEK në Manzë, a është konsultuar qeveria me amerikanët?

Policia e Shtetit zhvilloi sot një kontroll të gjerë në kampin e Muxhahedinëve të MEK në Manzë të Durrësit pas një vendimi të lëshuar nga Gjykata e Tiranës.

Policia bëri me dije në një reagim të mëvonshëm se kontrolli po kryhet me kërkesë të SPAK dhe urdhër të GJKKO-së, por nuk thotë shkakun e kontrolleve duke theksuar se për gjithçka do të dilet në një reagim të mëvonshëm, i cili nevojitet pasi bëhet fjalë për një vendim të rendësishëm, i cili ndodh pak javë para Samitit vjetor të muxhahedinëve të MEK në Tiranë, të cilët kanë ardhur në Shqipëri me kërkesë të Departamentit të Shtetit.

“Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp. Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij”, njofton policia.

Nuk dihet ende nëse shteti shqiptar është konsultuar apo jo me ambasadën amerikane në Tiranë për këtë ndërhyrje në kampin e MEK si edhe qëllimet finale të saj.

Shkaku i ndërhyrjes dhe arsyetimi i shtetit shqiptar duket se do të jetë faktori që do të ndikojë edhe reagimin apo jo të amerikanëve në lidhje me çfarë po ndodh tani në kampin e MEK.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij.

Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.

09:31 – Me blinda dhe forca speciale, policia në kampin e MEK në Manzë pas urdhrit të GJKKO-së

Policia e shtetit po kryen këtë të martë kontrolle në kampin muxhahedin në Manzë të Durrësit.

Policia po ekzekuton një urdhër kontroll të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit.

Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.

Njoftimi i Policisë 

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku  banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij.

Si u strehuan në Shqipëri muxhahedinët?

Muxhahedinët u morën nën mbrojtjen e SHBA-ve  pas ndërhyrjes së tyre të armatosur në Irak në vitin 2003 dhe mbështetjes që ata u dhanë operacioneve ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe luftën kundër terrorizmit

Pasi ushtria e SHBA-ve mori në kontroll gjithë territorin, ky grupim filloi zhvendosjen nga kampi i krijuar në Irak. Në vitin 2013, qeveria shqiptare ra dakord me sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, që nga Iraku të mbërrinin në Tiranë 270 muxhahedinë. Këta të fundit morën të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe u trajtuan me statusin e azilantit politik.

Rotacioni i pushtetit nga qeveria e PD-së tek PS nuk e ndryshoi marrëveshjen e arritur më 2013 për pranimin e muxhahedinëve në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ra dakord me autoritetet amerikane që në Shqipëri të strehoheshin një numër rreth 3 mijë muxhahedinësh iranianë. Me ardhjen e këtij kontingjenti të dytë të opozitës iraniane, u ngrit edhe kampi “Ashraf” në zonën e Manzës në periferi të Tiranës. Këtë hap të tij, në reagimet publike, Rama e konsideroi si një vendim humanitar dhe jo politik.

Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta zyrtare, numri i muxhahedinëve që strehohen në kampin e Manzës mendohet se është 3500.

Si qeveria e PD, ashtu edhe ajo e PS, kanë ofruar shumë pak informacion në lidhje me marrëveshjen me SHBA dhe numrin e saktë të muxhahedinëve të strehuar në Tiranë.

Por kush janë muxhahedinët?

Në Iran janë të shpallur si grup terrorist dhe të padëshiruar, ndërsa kanë mbështetjen e SHBA dhe të Perëndimit.

Ishte viti 1965 kur u krijua ky grupim dhe që në fillimet e tyre e deri në vitin 70’ kanë qenë në opozitë me ish liderin e Iranit Mohammad Reza Shah. Pas përmbysjes së regjimit të tij dhe triumfit të revolucionit islamik, kjo organizatë sërish mbeti në opozitë, dhe u shpall si “terroriste” nga Ajetullahu Ruhollah Homeini. Kjo bëri që të detyrohen të largohen nga vendi i tyre, ku një  pjesë emigruan në Perëndim dhe një pjesë shumë e madhe u strehuan në Irak, ku ngritën kampin “Ashraf”.

Në Irak ata u përfshinë në organizimin e aksioneve terroriste dhe destabilizuese kundër regjimit iranian, të mbështetur nga diktatori Husein. Për këtë arsye ata u caktuan si organizatë terroriste nga shumë vende perëndimore përfshi edhe SHBA-të.

Pas konfliktit të SHBA-ve në Irak dhe hyrjes së ushtrisë amerikane në këtë vend për të rrëzuar regjimin e Sadam Husein, muxhahedinët iranianë dolën në krah të SHBA dhe ushtrive të NATO-s.

Për këtë arsye ata u morën në mbrojtje nga ushtria amerikane

/albeu.com/


Shtuar 20.06.2023 15:19