Siç ka nisur dita e hënë, dielli do të na shoqërojë gjatë gjithë javës.
Dita e sotme dhe mëngjesi i nesërme janë me temperatura me të ulëta dhe të freskëta, por nga pasditja e nesërme e në vijim do të mbizotërojë moti i ngrohtë dhe diell në gjithë territorin.
Sot, ditë e hënë, kemi një mëngjes mjaft të freksët. 0 gradë në disa zona malore, shënon termometri dhe në mesditë nuk presim më shumë se 10-11 gradë celcius. Ndërsa në ultësirë dhe zonat bregdetare nuk pritet më shumë se 16gradë.
Për tre ditët në vazhdim, moti i kthjellët do të mbizotërojë.
Mëngjesi i së martës mbetet sërish i freskët, në mesditë kemi 17 gradë celcius. Ditën e mërkurë ka një rritj të ndjeshme të vlerave termike krysisht në mesditë dhe e enjtja pasohet me 23 gradë celcisu, bën me dije meteorologia Tanja Porja.
Rritja e vlerave termike do të vazhdojë edhe pas të enjtes./albeu.com/