shqiperi

La pas kandidatin e PD-së, Arlind Qori: Asnjë parti s’ka qenë kaq e korruptuar sa PS, fitorja e Veliajt lajm i keq!

“Lëvizja Bashkë” ishte surpriza e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Kandidati i saj, Arlin Qori u rendit i treti duke lënë pas edhe kandidatin e PD-së zyrtare, Roland Bejko.

Të lidhura

None found

Në daljen e tij të parë publike pas 14 majit, Qori u shpreh se ‘Shqipëria dhe Tirana është zgjuar më e zymtë se çka qenë më parë, për shkak të vjedhjes së votave nga ana e qeverisë’.

Sakaq tha se asnjë parti nuk ka qenë më e korruptuar sa PS dhe qeverisja e Edi Ramës. Po ashtu Qori nuk nguroi të falënderonte mbi 18000 votuesit e Lëvizjes Bashkë për besimin e tyre.

Nga rezultatet e publikuara nga KQZ, vendin e parë e zë krybashkiaku aktual, Erion Veliaj, i ndjekur nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

“Në Shqipërinë tonë kaq të keq qeverisur e cila vjedh, me një opozitë me një histori po aq të korruptuar mendoj se ka vetëm një rreze shprese dhe ata janë 13800 qytetarët e Tiranës, që jo vetëm na kanë votuar por edhe na kanë besuar. Të kisha mundësi do u puthja dorën për t’i falënderuar. Në një situatë ku shqiptarët duan të largohen sa më parë, këta 13 mijë qytetarë na kanë besuar. Shumë qytetarë na kanë përcjellë mesazhin “Mos na tradhtoni!”. Unë ju them se nuk do tradhtojmë besimin tuaj. Më parë hidhemi në zjarr sesa të tradhtojmë këtë akt qytetarie. Dua të falënderoj aktivsitët e “LB” që kemi shkuar në çdo lagje dhe rrugë të Tiranës.

Në këtë ditë ata kanë ruajtur çdo votë. Kemi luftuar për secilën votë për të mos lejuar asnjë parregullsi në procesin e votimit. Në këtë fushatë kemi pasur mbështetje të shumë qytetarëve, një pjesë e tyre na kanë dhuruar para, emigrantë dhe këtë para kanë shkuar për biçikletat, fletushka dhe bileta autobusësh. Tirana dhe Shqipëria po gdhihen të zymta me një pushtet më të madh. Asnjë parti s’ka qenë kaq e korruptuar sa qeverisja e Ramës dhe Velaijt. Fakt që Veliaj do jetë sërish kryetar bashkie është lajm i keq, pasi do të thotë më shumë fitime për oligarkët dhe më pak për qytetarët. Mirëpo LV ka mbështetjen e 18000 qytetarëve. I bëj thirrje çdo qytetari të ndershëm që të bashkohet në një përpjekje të përbashkët për të mbrojtur drejtësinë shoqërore dhe për të përparuar në terrenin e drejtësisë dhe demokracisë. Ne çdo ditë do të përpiqemi sërish”, u shpreh Qori./Albeu.com.

të fundit

VV e publikon listën me 110 kandidatë, s’ka ndonjë befasi

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deptuetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Kësaj liste i prin Albin Kurti,…

47 minutes ago

LDK e publikon listën e plotë, Osmani bartëse, dy kandidate të saj brenda 10’shes

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Numrin 1 në…

54 minutes ago

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke…

1 hour ago

Perez: Nuk e jap dorëheqjen, kemi fituar 37 tituj në futboll dhe 29 në basketboll gjatë presidencës sime

Një kampionat spanjoll i fituar nga Barcelona në El Clasico, një krizë sportive që i pa madrilenët të eliminoheshin herët…

1 hour ago

Top 10 kandidatët në listën e PDK-së: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda…

Sonte është afati i fundit ku partitë politike do të dorëzojnë lisat e kandidatëve për deputetë. Burime të Gazetës Express…

2 hours ago

Horoskopi 13 Maj 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Do përjetoni mjaft çaste te lumtura sot ne jetën tuaj sentimentale dhe nuk do preferoni te ndaheni asnjë çast…

2 hours ago